Nakamura që përfaqëson Kosovën e mposht xhudistin serb Stanojeviq dhe arrin në finale

Nakamura që përfaqëson Kosovën e mposht xhudistin serb Stanojeviq dhe arrin në finale

Xhudisti japonez Shigeki Nakamura, që ka zgjedhur të garojë nën flamurin e Kosovës, ka debutuar sot dhe ka arritur të kualifikohet në finale Kupës Evropiane në Xhudo që po zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë.

Në kategorinë 73 kilogramë ai ka arritur të eliminojë në gjysmëfinale serbin, Gjorgje Stanojeviq dhe në finale ai do të përballet përsëri me një xhudistin serb, Aleksandar Rajiçiqin, njofton Insajderi.

Në dy meçet e para ai kishte mposhtur sllovenët, Aljaz Plantaku dhe Goran Kelavan./Insjderi.com.