Trajneri karizmatik i Leeds United, ka arritur të nxjerrë një barazim ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiola, duke bërë befasinë e xhiros së katërt në Premier Ligë.
Ishte Manchester City që shënoi i pari në këtë takim, më saktësisht në pjesën e parë në minutën e 17’, përmes Sterling, shkruan Insajderi.
Ekipi i Bielsa, nuk u dorëzua asnjëherë dhe kërkoi golin, të cilin e gjeri vetëm në minutën e 59’ të takimit, me sulmuesin Rodrigo.
Ajo që është befasi më shumë se sa rezultati, është posedimi i topit, i cili i takoi ekipit të Leeds me 53%, duke treguar se ky takim ishte përgatitur në mënyrë perfekte nga trajneri argjentinas./Insajderi.com.