Lazio vs Inter, formacionet zyrtare

Lazio vs Inter, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 15:00, në “Olimpico” të Romës, zhvillohet një ndeshje mjaft interesante mes Lazio dhe Inter, njofton Insajderi.

Ndeshja që do të zhvillohet të dielën, është në kuadër të gjiros së tretë në Serie A.

Lazio në dy ndeshjet e para ka një fitore dhe një humbje, ndërsa skuadra e Contes në dy gjirot e para, të dyja i ka fituar, si mysafire ndaj Benevento me rezultat 2:5 dhe tjetra përball Fiorentinës më shifrat 4:3.

Kështu, në këtë gjiro skuadra e Contes kërkon  të vazhdojë ndeshjet e kampionatit me fitore, ndërsa skuadra e Inzahgit, kërkon ta harrojë humbjen e gjiros së fundit kur u mposhtën si vendas përball Atalantës me rezultat 1:4.

Inzaghi do të luajë me këtë formacion:

LAZIO (3-5-2): Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile.

Ndërsa Conte ka përzgjedhur këta 11 startues:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Vidal, Gagliardini, Perisic; Lukaku, Lautaro. /Insajderi.com