Trump-i “nuk po e merr Coronavirusin seriozisht”

Trump-i “nuk po e merr Coronavirusin seriozisht”

Ekspertët mjekësorë po vënë në dyshim vendimin e Donald Trump për të përshëndetur mbështetësit në një rrugëkalim jashtë spitalit ku ai po trajtohet për COVID-19.

Ka shqetësime që presidenti amerikan, i cili kishte një maskë, mund të ketë rrezikuar stafin e Shërbimit Sekret brenda makinës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se udhëtimi të Dielën ishte “pastruar nga ekipi mjekësor si i sigurt”, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Pyetjet mbeten mbi seriozitetin e sëmundjes së Trump-it pas deklaratave kontradiktore gjatë fundjavës.

Presidenti ka qenë në spital që nga e premtja, pasi ai njoftoi orë më parë se ishte testuar pozitiv me virusin.

Covid-19 ka infektuar më shumë se 7.4 milion dhe ka marrë jetën e  200,000 njerëzve në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Universitetit Johns Hopkins. /Insajderi.com