Sunaj Keçi i bashkohet klubit të Superligës

Sunaj Keçi i bashkohet klubit të Superligës

Rezultatet jo të mira të Llapit në këtë fillim të kampionatit, me gjithë transferimet e shumta, kanë bërë që klubi nga Podujeva, të mendojë ndryshime në udhëheqje, duke e afruar pranë klubit, Sunaj Keçin, si ndihmës të trajnerit aktual, Tahir Batatina.

Duket që kjo lëvizje i ndihmoi Llapit, pasi që bardhekaltërit në fundjavë morën një pikë në “Fadil Vokrri” duke luajtur baras me Prishtinën, 0:0 – që cilësohet një rezultat pozitiv, marrë parasysh forcën e klubit nga kryeqyteti.

Keçi ka qenë pjesë e Llapit edhe në të kaluarën, ku po ashtu ka ushtruar rolin e ndihmës trajnerit, ndërsa lajmin për rikthimin e tij në klub, nuk e ka bërë zyrtare klubi./Insajderi.com.