Napoli ka huazuar Bakayokon nga Chelsea

Napoli ka huazuar Bakayokon nga Chelsea

Skuadra napolitane ka mbyllur merkaton e verës me transferimin e Tiemoue Bakayoko nga Chelsea në formën e huazimit për një sezon, njofton Insajderi.

Mesfushori francez, kishte zbarkuar në jug të Italisë prej dy ditësh, kaloi pozitivisht vizitat mjekësore dhe dje i është bashkuar ekipit në qendrën stërvitore të “Castel Volturno”, ku së bashku me pjesën tjetër të skuadrës i është nënshtruar tamponit dhe natyrisht edhe karantinës së detyruar, të paktën deri në fund të javës.

Kujtojmë që francezi Bakayoko ishte pjesë edhe e skuadrës tjetër italiane, asaj Milan në sezonin 2018-2019, ku gjithashtu ishte në huazim nga Chelsea. /Insajderi.com