Pas disfatës nga Tottenham, Solskjear mund të shkarkohet

Pas disfatës nga Tottenham, Solskjear mund të shkarkohet

Pas disfatës nga Tottenham Hotspur me rezultat të thellë 1:6, drejtuesit e Manchester United kanë menduar shkarkimin e norvegjezit Ole Gunnar Soskjaer, dhe afrimin e argjentinasit, Mauricio Pochetino që vitin e kalaur u shkarkua pikërisht nga stoli i Tottenham, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “Daliy Star”, menjëherë pas humbjes kundër Tottenham, drejtuesit e United kanë kontaktuar Mauricio Pochetinon. Kontaktet janë bërë për t’i ofruar atij drejtimin e “Djajve të Kuq”, teksa prej afër një viti është i papunë pas shkarkimit nga Tottenham.

Kontaktet e para mes palëve kanë nisur dhe në rast se Solskjaer vazhdon me rezultate negative atëeherë shkarkimi nga stoli i skuadrës është i pashmangshëm.

Duhet cekur që skuadra e Manchester United, pas tre gjirosh në Premier League, ka shënuar një fitore, ajo përball Brighton 2:3, ndërsa ka humbur në dy ndeshje, të dyjat si vendase. Në ndeshjen e parë në ligë, janë mposhtur si vendas nga Crystal Palace me rezultat 1:3, ndërsa goditje të madhe, i dha ndeshja e së dielës kur u deklasuan nga ekipi i Mourinhos. /Insajderi.com