Turqia shqetësohet për ngjarjet në Kirgistan

Turqia shqetësohet për ngjarjet në Kirgistan

Turqia shprehu sot shqetësim të thellë rreth zhvillimeve pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Kirgistan, transmeton Insajderi.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në Kirgistan në 4 Tetor 2020”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është dëshira jonë më e sinqertë që të parandalojmë përshkallëzimin e këtyre zhvillimeve dhe të tejkalohen dallimet në mendimet dhe qëndrimet në lidhje me zgjedhjet brenda rendit kushtetues me konsensus shoqëror dhe mendje të shëndoshë”, theksohet në kumtesë.

Të hënën, organi zgjedhor i Kirgistanit njoftoi rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën për të zgjedhur 120 anëtarët e rinj të parlamentit.

Sipas rezultateve preliminare, pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 55 për qind dhe katër parti politike nga 16 kaluan pragun zgjedhor prej 7 për qind për të hyrë në parlament: Partia Birimdik (Unitetit), Partia Mekenim Kirgistan (Kirgistani i Vendlindjes), Partia e Kirgistanit dhe Butun (Të gjitha) Partia Kirgistan.

Demonstruesit hynë në parlament dhe në ndërtesa të tjera zyrtare, u përplasën me policinë dhe kërkuan një votim të ri. Komisioni zgjedhor i Kirgistanit të martën njoftoi se anuloi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Një person humbi jetën gjatë protestave dhe rreth 600 persona raportohet se janë plagosur. /Insajderi.com