Senegal, 16 të vdekur nga aksidentet në pelegrinazhin mysliman

Senegal, 16 të vdekur nga aksidentet në pelegrinazhin mysliman

Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën në aksidente gjatë ditëve të fundit pasi pelegrinët myslimanë u mblodhën për një tubim të madh fetar në Senegalin qendror, transmeton Insajderi.

Sipas komandantit të Brigadës Kombëtare të Zjarrit (BNSP), kolonel Sheikh Tine, vdekjet u raportuan si pasojë e gjithsej 113 aksidenteve rrugore, të cilat ndodhën përderisa pelegrinët po drejtoheshin drejt pelegrinazhit vjetor “Grand Magal i Touba-s”, një pelegrinazh vjetor fetar i Vëllazërisë Mouride, një nga katër tarikat (porosi islame sufiste) e Senegalit, raporton Anadoly Agency (AA).

Pelegrinët çdo vit mblidhen në Mouride-n e shenjtë të qytetit Touba për të festuar jetën dhe mësimet e Sheikh Amadou Bamba, themeluesit të Vëllazërisë Mouride.

I mbajtur në ditën e 18-të të muajit të dytë të kalendarit islmaik, “Grand Magal i Touba-s” është tubimi më i madh musliman në Afrikën Perëndimore dhe çdo vit tërheq mbi 3 milionë pelegrinë nga i gjithë rajoni sub-saharian.

Bamba, themeluesi i vëllazërisë, konsiderohet si një nga udhëheqësit më të mëdhenj shpirtërorë në historinë e Senegalit dhe ka ndikim të madh në jetën dhe kulturën bashkëkohore senegaleze.

Ai u internua në Gabon dhe Mauritani për rezistencë ndaj aktiviteteve koloniale dhe misionare franceze në Senegal mbi 125 vite më parë. /Insajderi.com