Covid-19 prek edhe skuadrën e Inter

Covid-19 prek edhe skuadrën e Inter

Në Itali, përveç skuadrave të Genoas dhe Napolit, koronavirusi ka prekur edhe skuadrën e Antonio Contes, transmeton Insajderi.

Tek skuadra e Interit pozitiv me Covid-19, ka rezultuar mbrojtësi italian Alessandro Bastoni. Ky fundit ishte i grumbulluar me ekipin e Italisë së 21 vjeçarëve, teksa pas testeve të kryera është zbuluar se është i infektuar me koronavirus, raporton Panorama Sport.

Menjëherë pas kësaj, lojtari është izoluar në shtëpi. Sipas mediave italiane, në tamponin e parë, Bastoni kishte rezultuar negative, por në tamponin e dytë që iu bë më vonë, zbuloi se ishte infektuar me virusin.

Në këtë situatë, lojtari duhet të qëndrojë në shtëpi, deri sa të zhduket virusi, teksa rrezikon të mos luajë në ndeshjen derbi ndaj Milanit, e cila është pas pushimit të kombëtareve. /Insajderi.com