Angelovski: Kemi shumë motivim, presim të jemi në finale

Angelovski: Kemi shumë motivim, presim të jemi në finale

Të enjten në mbrëmje, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski”, zhvillohet ndeshja gjysmëfinale mes nikoqirëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ndërsa para fillimit të takimit, tekniku maqedono – verior, Igor Angelovski, ka folur në konferencë për shtyp, njofton Insajderi.

Gjatë konferencës për shtyp, Angelovski është shprehur optimist për fitore duke thënë prerë “gjithçka po shkon në favorin tonë dhe pres të jemi në finale”.

“E sigurt që do ta shihni më të mirën e mundshme nga futbollistët e mi në këtë ndeshje. Kemi pritur për një ndeshje të tillë prej 30 vitesh. Duhet të qëndrojmë të qetë, dhe të vrapojmë shumë kundër Kosovës”, tha trajneri Angelovski.

Pastaj, tekniku foli edhe për kualifikimin eventual të ekipit të tij, duke thënë “pjesëmarrja në Europian është në duart tona, kapiteni nuk është 100%, por për këtë duel kemi shumë motivim dhe inspirim”, tha Angelovski. /Insajderi.com