Gary Neville: Cavani mund t’a ketë efektin e Larsson

Gary Neville: Cavani mund t’a ketë efektin e Larsson

Një nga transferimet më të bujshme të këtij afati kalimtar, ishte kalimi i Edinson Cavani në Manchester United, si transfer i lirë nga Paris Saint-Germain dhe Gary Neville mendon se ky transferim mund të jetë me impakt të ndjeshëm, sikurse ai i Henkrik Larsson, i transferuar nga Barcelona te United, nga Sir Alex Ferguson.

“Kam parë nënshkrime të tilla të funksionojnë, shembull Larsson, kur luajti ca muaj për ne dhe bëri punë shumë tē mirë.”, tha Neville për Sky Sports, transmeton Insajderi.

Edinson Cavani, mban rekordin e golashënuesit më të mirë të klubit të Paris Saint-Germain, në të gjithë kompeticionet si dhe ka realizuar 50 gola për kombëtaren e Uruguait./Insajderi.com.