Në masa të rrepta sigurie, Dardanët mbërrijnë në Shkup

Në masa të rrepta sigurie, Dardanët mbërrijnë në Shkup

Djelmoshat e përfaqësuesja e Kosovës në futboll, kanë arritur sot në Shkup – ku nesër do të luajë ndeshjen më të rëndësishme deri më tash, që nga koha e themelimit si kombëtare, njofton Insajderi.

Të enjten, nga ora 20.45, Kosova do të ndeshet me Maqedoninë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, Liga D. Fituesi i kësaj përballje, do të takohet fituesin e gjysmëfinales tjetër Gjeorgji – Bjellorusi, ndërsa fituesi i finales kualifikohet në Evropianin e vitit të ardhshëm, pas shtyrjes që është bërë shkaku i pandemisë.

Përfaqësuesja, rrugës për Shkup është pritur në Han të Elezit nga disa tifozë të grupit “Dardanët”.

Ndeshja e nesërme do të luhet pa praninë e shikuesve shkaku u coronavirusit edhe pse UEFA ka lejuar një përqindje të tifozëve të hyjnë në stadium, por shteti fqinjë, nuk ka rrezikuar, duke e marrë parasysh gjendjen e rëndë në të cilën është ky shtet, në të cilin vetëm sot, janë regjistruar 317 raste të reja dhe katër raste të vdekjeve.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes sonte prej 18.00 do të zhvillojnë edhe një stërvitje në stadiumin “Toshe Proeski”./Insajderi.com.