Dalin rezultatet e testit për Covid 19 në përfaqësuesen e Kosovës

Dalin rezultatet e testit për Covid 19 në përfaqësuesen e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, më në fund ka marrë një lajm të mirë, pasi të gjithë lojtarët që kanë udhëtuar për në Maqedoni – kanë rezultuar negativ në testin për Covid 19.

Lajmin e ka bërë të ditur, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, që ka konfirmuar për se të gjithë futbollistët e testuar kanë dalë negative dhe janë në dispozicion të trajnerit, Challandes, njofton Insajderi.

‘Dardanët’ gjatë ditës së sotme kanë udhëtuar drejt Maqedonisë, ku të enjten zhvillojnë ndeshjen e “Play Off” të Ligës së Kombeve.

Vlen të ceket, Kosova sot (e mërkurë) me fillim nga ora 18:00, zhvillon seancën e fundit stërvitore në “Todor Proeski”, para ndeshjes së nesërme që zhvillohet nga ora 20:45./Insajderi.com.