Shfajësohet pas shtatë vjetësh burg për një krim që nuk e kishte bërë

Shfajësohet pas shtatë vjetësh burg për një krim që nuk e kishte bërë

Një burrë në Los Angeles është liruar nga burgu pasi shërbeu shtatë vjet pas hekurave për një krim që nuk e bëri.

Derrick Harris u dënua padrejtësisht për grabitje, posedim të paligjshëm të një arme zjarri dhe shkelje të një urdhri bande në vitin 2013, dhe ishte dënuar me 15 vjet burg, shkruan PEOPLE, transmeton Insajderi.

Prokurori i Qarkut në Los Angeles, Jackie Lacey njoftoi lirimin e Harris të martën, duke pranuar se “ishte bërë një gabim” kur e dërgoi atë në burg.

“Kjo çështje nënvizon detyrën e rëndësishme etike të çdo prokurori për të vazhduar të kërkojë drejtësi, edhe nëse kërkon që ne të pranojmë se është bërë një gabim”, tha Lacey në një deklaratë. “Jam mirënjohës për njeriun që tha të vërtetën, që Harris nuk ishte i përfshirë në këtë krim, i cili ndezi ri hetimin tonë të kësaj çështjeje”.

Harris u la i lirë nga burgu nga gjyqtari i Gjykatës Superiore të Qarkut në Los Angeles, William C. Ryan në një seancë të martën në mëngjes. Ryan hodhi poshtë dënimin e tij dhe e shpalli të pafajshëm për krimet për të cilat ai u dënua, sipas një njoftimi për shtyp.

Ai ishte shpallur fajtor për një grabitje të armatosur në 1 korrik 2013, në Hawkins, Watts pasi viktima identifikoi Harrisin në gjyq si një nga dy burrat që i drejtuan një pistoletë atij dhe i vodhën gjerdanin e e tij të artë. /Insajderi.com