Rahoveci përforcohet me një tjetër basketbollist të huaj

Rahoveci përforcohet me një tjetër basketbollist të huaj

Kur jemi në prag të fillimit të edicionit të ri në garat e basketbollit të Kosovës, ekipet po bëjnë përforcime të reja para fillimit të ligës, në mënyrë që të jenë sa më kompetitiv. Njëra nga këto skuadra janë edhe “Vreshtarët” e Rahovecit, ku klubi njoftoi se ka bërë transferimin e radhës, një lojtari të huaj, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Ahmadi Ikpeze, klubi këtë e ka bërë te ditur në faqen zyrtare në Facebook, ku shkruan: “Po kompletohemi me hapa të sigurt dhe nënshkrimi me lojtarin tonë të ri, Amadi Ikpeze, vetëm sa e konfirmon këtë fakt.

Amadi Ikpeze është vetëm 22 vjeçar, lojtar mjaft i talentuar që luajti në Pozitën e Qendrës (C) për ekipin St. Bonaventure në kampionatin amerikan të kolegjeve. Ai pritet të jetë së shpejti në dispozicionin e kryetrajnerit, Bujar Loci”, thuhet në njoftimin e “Vreshtarëve”.

Gjatë muajit tetor, KB Rahoveci kishte zyrtarizuar edhe dy lojtarë të huaj, bëhet fjalë për Isaiah Traylor i gjatë 1.93 cm, dhe amerikanin Marvin Jones 1.93 cm, që u transferua nga Goga Basket e Durrësit. /Insajderi.com