Dallku dikur i uronte sukses në Ligën e Parë Dukagjinit nga Klina, tani zgjidhet trajner i tyre

Dallku dikur i uronte sukses në Ligën e Parë Dukagjinit nga Klina, tani zgjidhet trajner i tyre

Ish mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Armend Dallku, është zgjedhur trajner i ri i klubit nga Klina, Dukagjini, njofton Insajderi.

Dallku, është zgjedhur trajner i ri i “Hithave”, pasi tarjneri Severin Elezaj ka dhënë dorëheqje pas humbjes së thellë nga FC Malisheva me rezultat 5:2.

Dallku në sezonin e fundit ishte trajner i FC Prishtinës, ku fitoi Kupën e Kosovës në futboll.

Njoftimin për emërimin e trajnerit të ri në stolin e Dukagjinit, e ka bërë publike faqja zyrtare e ekipit nga Klina, ku shkruajnë “Dallku nga sot merr timonin e skuadrës së Dukagjinit!

Pas largimit të trajnerit klinas Severin Elezaj, klubi tashmë ka arritur akordin me ish trajnerin e FC Prishtinës zt. Armend Dallku i cili do ta drejtoj skuadrën tonë deri në fund të këtij sezoni. Pjesë e shtabit teknik të Dallku do të jetë edhe ish trajneri kondicional të FC Prishtina, Artan Luzi.

Klubi u dëshiron mirëseardhje dhe suksese në sfidat e përbashkëta”.

Në kohën kur Dukagjini ishte pjesë e Superligës, dhe Dallku timonier i Prishtinës, kishte lindur një konflikt mes dy trajnerëve, ku Dallku kishte thënë “secili duhet të merret me ekipin e tij dhe t’i zgjidh problemet e veta dhe jo të gjejë pretekst te dikush tjetër. Sidoqoftë unë ju uroj suksese atyre në Ligën e Parë”.

Ndërsa tani, së bashku me Dukagjinin, Dallku duhet t’i urojë suksese edhe vetes në ndeshjet në Ligën e Parë, dhe të rikthehen në Superligë, që është qëllimi kryesor i klinasve./Insajderi.com