Forma e Kosovës në ndeshjet si mysafir

Forma e Kosovës në ndeshjet si mysafir

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nuk ka bilanc pozitiv në ndeshjet e zhvilluara si mysafir, pasi, ata kanë vetëm tri fitore në 16 ndeshje si mysafir – e fundit prej të cilave ndodhi para më shumë se një viti kundër Bullgarisë me rezultatin 2-3.

Sipas bastoreve dhe mediave ndërkombëtare, Maqedonia e Veriut është favorite për të fituar takimin e sotëm, njofton Insajderi.

Kosova si vendase është shumë e fortë e sidomos me trajnerin Bernard Challandes, në 11 ndeshje të luajtura në “Adem Jashari” dhe “Fadil Vokrri” Kosova është mposhtur vetëm dy herë (kundër Anglisë dhe Greqisë).

Por forma si mysafire e “Dardanëve” dallon shumë nga ajo si nikoçire.

Kosova ka shënuar 3 fitore, 4 barazime dhe plotë 9 humbje në ndeshjet si mysafirë gjatë historisë së saj.

Megjithatë, me 69 vjeçarin Challandes në stol, Kosova regjistron rekord pak më të mirë si skuadër udhëtuese.

2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje janë rezultatet e arritura nga Kosova në ndeshjet si mysafire me trajner, Bernard Challandes./Insajderi.com.