Enis Bardhi: Do të gëzohesha edhe po të fitonte Kosova

Enis Bardhi: Do të gëzohesha edhe po të fitonte Kosova

Enis Bardhi ishte njëri nga protagonistët në fitoren e Maqedonisë së Veriut kundër Kosovës me rezultat 2-1.

Kjo fitore ndaj Kosovës ia siguroi mundësinë Maqedonisë së Veriut të luaj ndeshjen finale kundër Gjeorgjisë e cila e mposhti Bjellorusinë.

Në fund të ndeshjes, Bardhi deklaroi se ai do të gëzohej edhe po të fitonte Kosova sonte.

“Besoj se këto ndeshje janë të rënda, si psiqikisht dhe fizikisht. Në fillim donim të njihnim njëri tjetrin, në fund patëm shanset tona, i realizuam, Kosova i pati mundësitë e saj, nuk i realizoi. Ky është futbolli, kur nuk shënon, pëson”, ka deklaruar Bardhi për SuperSport.

“Futbolli është respekt, nëse do të fitonte Kosova, do të gëzohesha”, shtoi në fund Bardhi./Insajderi.com