Notat e lojtarëve të ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosovë

Notat e lojtarëve të ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosovë

Ndeshja gjysmëfinale e zhvilluar në Shkup mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ka përfunduar në të mirë të vendasve me rezultat 2:1, kështu duke siguruar një vend në finale e Ligës D, ku e pret Gjeorgjia, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “Whoscored”, Maqedonia ishte pak më e mirë se Kosova, të cilët u vlerësuan me notë 6.76, ndërsa Kosova u vlerësua me notë 6.48. Ndërsa, lojtari më i mirë i takimit ishte Velkovski, i cili u vlerësua me notë 8.4, ndërsa lojtarët me paraqitjen më të dobët ishin Kololli dhe Vojvoda që u vlerësuan me notë 5.8.

Lojtari me paraqitjen më të mirë te Kosova, ishte Hadërgjonaj dhe Muric, të cilët u vlerësuan me notë 7.2, pastaj Aliti me 7.1 dhe Zeneli që u vlerësua me notë 7.0. /Insajderi.com