Qytetet më të vizituara në botë

Qytetet më të vizituara në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi janë të njohura edhe si destinacionet kryesore turistike në botë. Të tri qytetet ende mbeten prapa Bangkokut sa i përket popullaritetit.

Kryeqyteti Thai tërhoqi 21.5 milionë vizitorë të huaj, të paktën një natë në vitin 2016, i cili është një udhëheqës botëror, sipas raportit të fundit të “Mastercard”.

Lobdra

Për krahasim, Londrën e vizituan 19.9 milionë njerëz që kanë kaluar të paktën një natë në qytet, dhe në Paris 18 milionë njerëz, njofton “Statista”.

Disa qytete të tjera në Lindjen e Mesme dhe Azi plotësojnë listën e 10 qyteteve më të vizituara në botë vitin e kaluar.

Dubai është në vendin e 5-të me 15.3 milionë vizitorë në vitin 2016 dhe Singapori më pak se Nju-Jorku me 12.1 milionë banorë.

img-548a7b9720e51-posts-10025

Turistët patjetër do të duan të shpenzojnë dhe Dubai kishte nivelin më të lartë të shpenzimeve të udhëtimit për vitin e kaluar, përcjellë albinfo.ch.

Në vitin 2016 vizitorët në Dubai kanë shpenzuar 31.3 miliardë dollarë, e cila është më shumë se qyteti i dytë, Londra, me 14.8 miliardë dollarë.