Këta janë tetë finalistët e “playoff”-it në Ligën e Kombeve

Këta janë tetë finalistët e “playoff”-it në Ligën e Kombeve

Natën e datës tetë tetor, ndeshjet gjysmëfinale të “playoff”-it të Ligës së Kombeve, caktuan tetë finalistët, ku këto kombëtare do të luftojnë për një biletë që dërgon në evropianin që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, njofton Insajderi.

Në divizionin A të “playoff”-it u takuan Bullgaria me Hungarinë, ku fitore shënuan hungarezët me rezultat 1:3, ndërsa në ndeshjen tjetër, mes Islandës dhe Rumanisë, fitore shënuan islandezët me rezultat 2:1. Finalja e këtij divizioni do të luhet mes Hungarisë dhe Islandës në stadiumin “Puskas Arena” me datës 12 nëntor.

Në divizionin B, në “playoff”, më të suksesshëm u treguan Irlanda e Veriut dhe Sllovakia, që mposhtën vetëm pas ekzekutimit të penalltive Bosnjë dhe Hercegovinën, respektivisht Republikën e Irlandës. Finalja luhet me 12 nëntor në “Vindsor Park” mes Irlandës së Veriut dhe Sllovakisë.

Në divizionin C, në ndeshjet gjysmëfinale të “playoff”-it, u takuan Norvegjia me Serbinë dhe Skocia me Izraelin, ku vetëm pas vazhdimeve serbët shënuan fitore 1:2, ndërsa skocezët pas penalltive mposhtën Izraelin. Finalja mes Serbisë dhe Skocisë do të luhet me 12 nëntor në stadiumin “Rajko Mitic”.

Ndërsa në divizionin D, ku bënte pjesë edhe Kosova, në ndeshjen e parë fituan gjeorgjianët përball bjellorusëve, ndërsa në ndeshjen tjetër, Kosova u mposht nga Maqedonia e Veriut, e cila arriti të kaloj në finale ku e pret Gjeorgjia të stadiumin “Boris Paichadze Dinamo Arena” me datë 12 nëntor. /Insajderi.com