Bayern e provoi me lojtarin e Realit, por dështoi

Bayern e provoi me lojtarin e Realit, por dështoi

Bayern Munich ka provuar të nënshkruajë me Fede Valverde, por nuk arriti që ta sjellë në Allianz Arena uruguaianin.

Gjermanët e dëshironin lojtarin e Real Madrid si zëvendësim për Thiagon, por dështuan, shkruan Marca, njofton Insajderi.

Pas largimit të ish-yllit të Barcelonës, Bayern u hodh në sulm në Bernabeu, por as vetë lojtari e as klubi i Realit nuk ishin të gatshëm për të nënshkruar./Insajderi.com