Anëtarët e grupit Pussy Riot arrestohen për shkak të protestave me flamuj të LGBT+

Anëtarët e grupit Pussy Riot arrestohen për shkak të protestave me flamuj të LGBT+

Pas një proteste në të cilën grupi aktivist Pussy Riot vuri flamuj të komuniteteti LGBT+ para ndërtesave të qeverisë ruse në ditëlindjen e Vladimir Putin (7 tetor), shumë anëtarë të grupit aktivist janë arrestuar. Një anëtar, Sasha Sofeev, është burgosur për 30 ditë, ka lajmëruar grupi në një deklaratë, ndërsa katër pjesëmarrës të tjerë në aksion u arrestuan, por u lanë të lirë para gjyqit.

Pussy Riot vuri flamujt – ylber jashtë disa ndërtesave qeveritare dhe monumenteve, duke përfshirë selinë e Agjencisë së Sigurisë të Rusisë, administratën e presidentit, Ministrinë e Kulturës dhe një stacion policie – për të theksuar trajtimin e keq të Rusisë ndaj njerëzve LGBTQ +.

Krahas flamujve, grupi publikoi një listë të kërkesave drejtuar Putinit dhe qeverisë ruse, duke bërë thirrje për hetim në vrasjet dhe rrëmbimet e njerëzve në Çeçeni, përfundimin e legjislacionit diskriminues, legalizimin e partneriteteve të të njëjtit seks dhe më shumë gjëra të tjera të ngjajshme./Insajderi.com

Burimi: Dazed