Dokumentari ekspozon mënyrën se si Korea Veriore ka shmangur sanksionet sanksionet ndërkombëtare

Dokumentari ekspozon mënyrën se si Korea Veriore ka shmangur sanksionet sanksionet ndërkombëtare

Një dokumentar i ri me një kastë të çuditshme personazhesh pretendon të hedhë dritë në përpjekjet e Koresë së Veriut për të shmangur sanksionet ndërkombëtare, duke mashtruar anëtarët e regjimit sekret të Kim Jong-un për të nënshkruar marrëveshje të rreme armësh.

Filmi përmban një kuzhinier danez të pa punë, i cili është i magjepsur nga diktaturat komuniste; një fisnik spanjoll dhe propagandues i Koresë së Veriut me pasion për uniformën ushtarake; dhe një ish-legjionar francez dhe diler i dënuar i kokainës i cili luan rolin e një njeriu misterioz ndërkombëtar.

Por a mund të jetë e gjitha e vërtetë? Një ish zyrtar i UN tha për BBC se filmi iu duk “shumë i besueshëm”.

Filmi, i titulluar “The Mole”, është vepër e prodhuesit të filmave danez Mads Brügger, i cili thotë se ai orkestroi një operacion të ndërlikuar tre-vjeçar për të zbuluar se si Koreja e Veriut shkel ligjin ndërkombëtar.

Vetë Brügger, i cili e quan veten “mjeshtri i kukullave”, pretendon se ka kaluar 10 vjet duke punuar në filmin e tij – një prodhim i përbashkët nga BBC dhe transmetuesit Skandinavë.

Filmi është qesharak, grotesk dhe ndonjëherë mezi i besueshëm. “Unë jam një krijues filmash që dëshiroj ndjesi,” pranon Brügger në film.

Por Hugh Griffiths, i cili ishte koordinator i Panelit të Ekspertëve të UN për Korenë e Veriut midis 2014 dhe 2019, tha se gjërat e paraqitura në film janë “shumë të besueshme”.

“Ky film është një gjëja më turpëruese për Kim Jong-un që kemi parë ndonjëherë,” tha Griffiths. “Vetëm për shkak se duket amatore nuk do të thotë se qëllimi për të shitur dhe për të fituar të ardhura në valutë të huaj nuk është i pranishëm. Elementet e filmit korrespondojnë me ato që ne tashmë dimë.”/Insajderi.com

Burimi: BBC