Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, foli pas barazimit në transfertë ndaj Kazakistanit, njofton Insajderi.
“Ne i patëm rastet tona, por nuk arritëm të shënonim. Bëmë një ndeshje të mirë. Broja dhe Kallaku bënë paraqitje të mira. Në përgjithësi kemi bërë paraqitje të mirë, por nuk konkretizuam dot. Po të kishim pak më shumë eksperiencë, mund të kishim bërë më mirë. Më vjen keq për Seferin dhe Brojën që mund të kishin shënuar”, tha tekniku italian.
Vazhdon më tej trajneri italian, duke shtuar “unë nuk jam i kënaqur me një pikë. Nëse e keni parë ndeshjen, kemi bërë disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do hasim vështirësi në finalizim. Grinta nuk blihet në farmaci. Nëse dikush e ka e ka dhe kaq. Krijuam shumë raste për gol. Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar. Lojtarët e rinj duhet të rriten. Na mungoi vetëm konkretizimi. Deri diku jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës”, shtoi në fund Reja. /Insajderi.com