Njerku më filmonte duke bërë dush, rrëfehet 19 vjeçarja

Njerku më filmonte duke bërë dush, rrëfehet 19 vjeçarja

Lauren Brightwood, është 19 vjeçarja që ka rrëfyer se që nga mosha 13 vjeçe është filmuar me telefon nga njerku i saj, derisa vajza bënte dush, transmeton Insajderi.

Vajza 19 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj për të përditshmen angleze “The Sun”, duke thënë se ishte në prag të datëlindjes së saj të 18-të, në kohën kur po bënte dush, ka vërejtur diçka të zezë sipër derës së banjës, mirëpo në momentin që u afrua të shihte vrimën e zezë, e kuptoi që nuk ishte një vrimë e zezë e zakonshme, por ishte telefoni i njerkut.

Në fillim vajza nuk e kuptonte pse telefoni ndodhej aty, më pas thirri të ëmën, më pastaj të dyjat së bashku vendosën të denonconin rastin në polici. Para zyrtarëve policor, njerku justifikohej se për të vetmen arsye pse linte telefonin aty, ishte se shqetësohej se mos diçka e keqe mund t’i ndodhte vajzës, mirëpo më pas e pranoi se këtë gjë e bënte që kur ishte vajza 13 vjeçe.

Lauren thotë se është ende e tronditur pasi marrëdhënia që ajo kishte krijuar me njerkun ishte ajo e një babai me të bijën, pasi ai ishte martuar me nënë e saj kur vajza ka qenë vetëm katër vjeçe.

“Jam tepër e tronditur. Nuk mundem t’i kthehem jetës sime normale. Pas ngjarjes tentova të vetëvritem. Është shumë e vështirë, tanimë nuk mund t’i besoj asnjë njeriu. Kur shkoj në shtëpi shikoj se mos më kanë vendosur ndonjë kamerë që më përgjon”, tregoi 19 vjeçarja Lauren. /Insajderi.com