Në protestat e pa lejuara që u mbajtën dje në mbarë vendin kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi janë arrestuar 713 persona, transmeton Insajderi.
Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Olga Çemodanova deklaroi se të dielën në 25 rajone të ndryshme të vendit u zhvilluan protesta të pa lejuara. Ajo vuri në dukje se morën pjesë më pak protestues në krahasim me protestat e një jave më parë dhe tërhoqi vëmendjen se është rritur agresiviteti i protestuesve të grupeve të ndryshme radikale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas saj, forcat e sigurisë kanë përdorur mjete speciale për të marrë masat dhe se policia ka arrestuar pjesëmarrësit më aktivë. Ajo tha se në protestat e zhvilluara në mbarë vendin kanë marrë pjesë rreth 11 mijë persona. “Në protestat që u mbajtën dje u arrestuan 713 persona që shkelën ligjin. Deri në paraqitjen para gjykatës do të vazhdojnë të qëndrojnë nën arrest 570 vetë”, nënvizoi Çemodanova. /Insajderi.com