Diamanti super i rrallë, rozë-vjollcë në ankand – mund të arrijë 38 milion dollarë

Diamanti super i rrallë, rozë-vjollcë në ankand – mund të arrijë 38 milion dollarë

Një diamant jashtëzakonisht i rrallë, me ngjyrë rozë-vjollcë i gjetur në Rusi, pritet të arrijë deri në 38 milion dollarë kur të shkojë në ankand më 11 nëntor, tha të hënën shtëpia e ankandeve Sotheby’s, njofton Insajderi.

Ky diamnat, është më i madhi në llojin e tij që ofrohet në ankand. Trendi për gurët me ngjyra është rritur si një klasë asetesh nga super të pasurit në vitet e fundit dhe po vazhdon të përcjellët si trend.

I minuar nga prodhuesi rus i diamantëve Alrosa, diamanti 14.83 karat u pre nga kristali më i madh rozë i gjetur ndonjëherë në Rusi, tha Sotheby’s.

“Ndodhja e diamanteve rozë në natyrë është jashtëzakonisht e rrallë në çdo madhësi. Vetëm 1% e të gjithë diamanteve rozë janë më të mëdha se 10 karat ”, tha Gary Schuler, kryetar në mbarë botën i divizionit të stolive të Sotheby.

Diamantët rozë janë të rrallë dhe shumë të vlerësuar estetikisht nga koleksionistët, thonë analistët.Perla po tregohet në Hong Kong, Singapor dhe Taipei para se të dalë në ankand në Gjenevë më 11 nëntor./Insajderi.com.