Konfirmohet anulimi i “trilogjisë” në mes Fury dhe Wilder

Konfirmohet anulimi i “trilogjisë” në mes Fury dhe Wilder

Është konfirmuar anulimi i ndeshjes së tretë për kampion botë në kategorinë WBC, në mes të Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Konfirmimi ka ardhur nga vet kampioni, Tyson Fury, i cili ka akuzuar kampin e Wilder, siç ka thënë ai, për zvarritje.

“Isha duke shikuar që të shkatërrojë sërish Wilderin, Do ishte një përballje e lehtë – por, Wilder dhe ekipi i tij ishin duke i rënë vërdallë datës së caktuar”, ka thënë kampioni për The Athletic, transmeton Insajderi.

“Ata nuk duan të zhvillojnë trilogjinë për titullin e kampionit, ata e dinë. Fjalët tani kanë përfunduar, Wilder është frikacak”, shtoi ai.

“Kam stërvitur shumë gjatë këtyre muajve. Kishim tentuar që të përballeshim më 19 dhjetor, por çfarë është mjaftë, është mjaftë. Unë po vazhdoj përpara”, ka shtuar më tej ai.

Tani, Fury do të tentojë që të përballet me Joshuan, mirëpo ky i fundit duhet që të përballet fillimisht me mandatarin, Kubrat Pulev./Insajderi.com.