Edhe sporti i Golfit, preket nga Covid 19

Edhe sporti i Golfit, preket nga Covid 19

Golfisti numër një në botë Dustin Johnson, ka rezultuar pozitiv me Covid 19, ka njoftuar PGA Tour të martën, transmeton agjencia Reuters.

Amerikani 36-vjeçar, që së fundi garoi në shtator në US Open, është tërhequr nga CJ Cup në Las Vegas këtë javë pas testimit pozitiv dhe është vetizoluar, njofton Insajderi.

“Natyrisht se jam i zhgënjyer. Mezi po prisja të garoja këtë javë, por do të bëjë çdo gjë të mundur të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Johnson.

Johnson ka njoftuar zyrtarët e PGA Tour se po ka simptome të coronavirusit dhe ai është testuar e ka rezultuar pozitiv./Insajderi.com.