Lituani dhe Shqipëria po luajnë pa gola, pas 45’ minutave të parë të takimit, njofton Insajderi.
Ndeshja ishte dukshëm më e mirë për Shqipërinë, për më tepër, iu mohua një penallti, pasi lojtarët lituanë prekën topin me dorë në zonën e 16 metërshit, por gjyqtari kryesor nuk mendoi kështu.
Ndeshja ishte e kontrolluar nga Shqipëria me 55% në mbajtje të topit, por edhe me tentime dhe goditje në portë, katër goditje dhe tentime të Shqipërisë kundrejt tre tentime të lituanëve. /Insajderi.com