Shqipëria zhgënjen në Lituani, barazon pa gola

Shqipëria zhgënjen në Lituani, barazon pa gola

Shqipëria dhe Lituania kanë ndarë pikët, duke luajtur pa gola në ndeshjen e katërt për Ligën e Kombeve, njofton Insajderi.

Edhe pse Shqipëria dominoi lojën në përgjithësi, nuk arriti më shumë se një barazim ndaj rivalëve të grupit, Lituanisë.

Shqipëria kishte posedimin e topit me 56%, ndërsa edhe me goditje në portë ishte më e mirë se kundërshtari me tre goditje në portë dhe gjashtë tentime.

Në pjesën e  dytë, Shqipëria kishte dy raste të mira shënimi, Seferi u gjend përball portierit vendas, por goditja e tij u prit nga Svedkauskas, ndërsa në kohën shtesë, një rast të mirë shënimi kishte edhe Enea Mihaj, goditja e tij me të djathtën nuk ishte e saktë, topi shkoi mbi portë.

Më këtë barazim, të dyja skuadrat kanë mbledhur nga pesë pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Ndeshja e tjetër e grupit është ajo mes Bjellorusisë dhe Kazakistanit që zhvillohet nga ora 20:45.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria e zhvillon në “Air Albania”, kundër Kazakistanit me 15 nëntor me fillim nga ora 19:00. /Insajderi.com