Brazili, të martën mbrëma, ndeshej me Perunë si mysafir, Brazili shënoi fitore, ndërsa Neymar me tre goleshin e tij, theu rekordin e Ronaldo-s, “fenomeni”-t, më së shumti gola të shënuar për kombëtaren braziliane, njofton Insajderi.
Brazili arriti ta mposhte me rezultat 4:2 Perunë, ku në këtë ndeshje, sulmuesi i PSG-së shënoi tre gola, ndërsa theu rekordin e Ronaldos që kishte shënuar 62 gola për Brazilin, në anën tjëtër, Neymar arriti në 64 gola për Brazilin.
Kështu, qëllimi i Neymar është thyerja e rekordit të Pele-së, që ka shënaur 77 gola për kombëtaren braziliane.
Sa i përket takimit, peruanët kaluan dy herë në epërsi me Carrillo dhe Tapia, ndërsa tre golëshi i Neymar dhe një tjetër i shënaur nga sulmuesi i Everton, Richarlison, siguruan fitorene dytë të Brazilit në po aqa takime në grupet e Conmebol, ku bëjnë pjesë shtetet e Amerikës Latine. /Insajderi.com