Challandes: E rëndësishme për ne, të kemi një ekip që luajnë së bashku

Challandes: E rëndësishme për ne, të kemi një ekip që luajnë së bashku

Kosova ka barazuar pa gola në Athinë përball Greqisë favorite në letër, ndërsa pas takimit, selektori i Kosovës, Bernard Challandes, është ndarë i kënaqur me një pikë të fituar në një trasnfertë të vështirë sikur kjo në Athinë, njofton Insajderi.

Fillimisht Challandes foli për pjesën e parë dhe problemet që Kosova kishte ne krahë, duke thënë “kemi pasur disa probleme në pjesën e parë në krahë, sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë nga krahët, por e përmirësuam me dy lojtarët tanë që ishin më pak ofansivë në krahë në pjesën e parë dhe kemi bërë më mirë në pjesën e dytë për ti mbyllur krahët dhe për të rrezikuar me kundërsulme”.

Pastaj zvicerani foli edhe për gjërat positive që ka parë te ekipi, “unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë. Ishte me rëndësi për ne që të kishim një ekip që mund të luajë bashkë. Ky është komplimenti që mund t’i jap skuadrës”.

Tutje Chalalndes foli edhe për penalltinë që akodroi referi në favor të Greqisë, “nuk isha i kënaqur me vendimin e gjyqtarit. Është shumë e rëndësishme për një portier të mbrojë një penallti dhe t’i jap zemër ekipit të tij. Kjo të jep mentalitet më të mirë. E pashë skuadrën më të fortë, kanë luftuar bashkë”.

Mdërsa në fund lavdëroi edhe lojën e anësorit të Dinamo Zagreb, lojtarit më të rrezikshëm të Kosovës në këtë takim, Lirim Kastratit. “Unë mendoj që Lirim Kastrati ka luajtur një ndeshje të mirë. Unë mendoj se mund ta shfrytëzojmë Kastratin edhe në të ardhmen, kur duam të luajmë në thellësi. Në përgjithësi ai pati një paraqitje të mire”, tha Challandes pas takimit. /Insajderi.com