Krasniqi: Babai më kërkon ta lë boksin

Krasniqi: Babai më kërkon ta lë boksin

Haxhi Krasniqi gjatë konferencës për media në Prishtinë ka treguar kërkesat interesante të familjes së tij.

Ai tha se babai i tij i kërkon “që ta lë boksin”, pasi familjet gjatë gjithë kohës i ka “dridhjet më të mëdha”.

“Me dëgju babën e nanën, unë është dashtë moti me lanë. Unë jam munduar që para tyre mos me tregu shumë. Ata i njohin më mirë se të gjithë rrugët e mia”, tha Krasniqi.

Kampioni i Botës në boks tha se familja e tij “i dinë sakrificat e tij”.

“Ata e dinë sa shumë sakrifica kam bërë, familja gjithmonë i kanë dridhjet më të mëdha dhe mezi presin ditën kur unë do ta lë boksin. Babai im do të ishte i gëzuar nëse do ta merrja këtë vendim, por akoma nuk është koha,”.  /Insajderi.com