Schip: Kosova është skuadër e mirë

Schip: Kosova është skuadër e mirë

Greqia dhe Kosova kanë ndarë pikët në Athinë, pasi luajtën pa gola në kuadër të gjiros sa katërt të grupeve në Ligën C, ndërsa pas takimit, tarjneri i Greqisë, John van’t Schip ka analizuar ndeshjen, duke folur me superlativa për Kosovën, njofton Insajderi.

Tekniku holandez i helenëve, ka thënë me bindje se Kosova është një ekip i fortë dhe se nuk pajtohet me konstatime të ndryshme që e etiketojnë Kosovën si një ekip të dobët.

Fillimisht holandezi e pranoi që barazimi nuk ishte rezultat i mirë për grekët, por tha gjithashtu se Kosova nuk është një kundërshtar i dobët.

“Ata janë skuadër e mire. Janë ekip sulmues e mbajnë posedimin e topin dhe krijojnë shanse. Ka diferencë me Moldavinë. Synimi ynë nuk ndryshon, por fati më nuk është në duart tona”, tha Schip.

Për fund, trajneri holandez tha se ekipi i tij luajti shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa tha se vetëm goli e mbajti Kosovën gjallë. /Insajderi.com