Presidenti i Kirgistanit, Jeenbekov jep dorëheqjen e paralajmëruar

Presidenti i Kirgistanit, Jeenbekov jep dorëheqjen e paralajmëruar

Presidenti i Kirgistanit, Sooronbai Jeenbekov dha dorëheqjen të enjten pas disa ditësh protestash mbi zgjedhjet e diskutueshme parlamentare, duke thënë se ai dëshiron të parandalojë përplasjet dhe gjakderdhjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve, transmeton Insajderi.

“Për mua, paqja në Kirgistan, integriteti i vendit, uniteti i njerëzve tanë dhe qetësia në shoqëri janë mbi të gjitha. Nuk ka asgjë më të dashur për mua sesa jeta e secilit prej bashkatdhetarëve të mi”, tha Jeenbekov në një njoftim të botuar në faqja e internetit presidenciale, raporton CNN.

“Unë nuk jam duke mbajtur pushtetin. Unë nuk dua të mbetem në historinë e Kirgistanit si Presidenti që derdhi gjak dhe qëlloi mbi qytetarët e tij. Prandaj, unë kam vendosur të jap dorëheqjen”, tha tashmë ish presidenti.

Jeenbekov është presidenti i tretë i Kirgistanit, një vend i vogël në Azinë Qendrore në kufi me Kinën, që hiqet nga detyra pas një kryengritje popullore që nga viti 2005. Demonstratat filluan në 4 tetor, kur opozita hodhi poshtë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në të cilat aleatët e Jeenbekov pretenduan fitoren.

Në deklaratë, Jeenbekov iu drejtua Sadyr Japarov, një nga udhëheqësit e opozitës i cili u emërua kryeministër të mërkurën, duke e nxitur atë të hiqte mbështetësit e tij nga kryeqyteti Bishkek dhe të rivendoste paqen në qytet. Japarov ishte më parë në internim por u kthye në Kirgistan në 2017, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti. Ai më pas u arrestua dhe u burgos për 11 vjet, por u lirua nga protestuesit disa ditë më parë. /Insajderi.com