Ronaldo e ka lavdëruar bashkë kombësinë e tij Neymar, pasi që ky i fundit e ka kaluar me gola të shënuar për kombëtaren e Brazilit.
Het-triku i Neymar ndaj Perusë e zhvendosi atë në golashënuesin e dytë më të mirë në historinë e kombëtares së Brazilit me 64 gola, duke lënë pas fenomenin Ronaldo i cili ka 62 gola, dhe është në ndjekje të rekordit së Pele i cila ka 77 gola të shënuar.
Ronaldo, i cili ka fituar dy kampionate botërore, ka përdorur rrjetet sociale për të lavdëruar Neymar-in.
“Ke gjithë respektin tim Neymar.”- tha Ronaldo.
“Ai luan shumë, jep asiste, driblon dhe shkatërron kundërshtarët. Nuk ka limite për të. Fluturo, djalosh!”- shtoi ai.
“Ti ke shumë rekorde për të thyer dhe shumë shenja për të lënë. Krenar që po e shoh një brazilian në maje.”- përfundoi ai, raporton Insajderi.
Pas barazimit dhe kalimit të rekordit së Ronaldos, Neymar përdori festimin ikonik të legjendës braziliane dhe postoi në mediat e tij sociale për t’a nderuar atë./Insajderi.com.