Solskjaer: Jam i sigurt, Pogba është i yni

Solskjaer: Jam i sigurt, Pogba është i yni

Ole Gunnar Solskjaer ka besim të plotë se Paul Pogba, do të vazhdojë të qëndrojë në Manchester United edhe për dy vjetët e ardhshme.

Këto deklarata të trajnerit të United vijnë pas “flirteve” të radhës që Pogba ka bërë për një kalim të mundshëm të Real Madrid.

Francezi përzëri ka folur për ëndrrën e tij që një ditë të luajë për Madrilenët.

“Paul është lojtar i yni, ai do të jetë këtu edhe për dy vjet”, ka thënë Solskjaer, shkruan Goal, njofton Insajderi.

“Jam i sigurt se Paul është i fokusuar që të jap më të mirën nga vetja për ne dhe ne duam që ta shohim atë në versionin e tij më të mirë. Prandaj jam i sigurt se në vitet e ardhshme do ta shohim atë në formën më të mirë”, ka pohuar norvegjezi./Insajderi.com

undefined