Juventus po bëhen gati për ta thyer rekordin botëror për blerjen e një lojtari, duke i ofruar Paris Saint Germainit plotë 396 milionë euro, për Kylian Mbappen, shkruan Daily Mail, njofton Insajderi.
Kjo lëvizje do të nënkuptonte sakrifikim të Cristiano Ronaldos, thuhet në shkrimin e portalit anglez.
Sipas Tuttosport, Juventus e di se s’mundet dot t’i akomodojë të dy yjet, prandaj me ardhjen e Mbappes do të shikonin për ta shitur portugezin./Insajderi.com