Formula 1 anulon garën për Çmimin e Madh të Vietnamit

Formula 1 anulon garën për Çmimin e Madh të Vietnamit

Çmimi i Madh (Grand Prix) i Vietnamit, i cili ishte planifikuar të mbahej për herë të parë në Formula 1 këtë sezon, u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit, njofton Insajderi.

Sipas një deklarate së komitetit organizues të garës së Vietnamit, pas vlerësimit të dytë të bërë për muajin nëntor, është vendosur që të anulohet gara këtë sezon me arsyetimin se efektet e pandemisë vazhdojnë dhe se nuk janë marrë masa të mjaftueshme të sigurisë.

Etapa fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në muajin prill, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë dhe ishte njoftuar se vendimi përfundimtar do të merrej pas vlerësimit të dytë.

Sipas të dhënave të Ministrisë vietnameze të Shëndetësisë, në këtë vend deri më tani janë infektuar 1.122 persona, prej të cilëve 35 kanë humbur jetën. /Insajderi.com