Një mësuese e klasës së parë në një shkollë fillore në Michigan po vlerësohet si një heroinë pasi lajmëroi drejtorin e shkollës se gjyshja e studentit të saj po pësonte një goditje në tru, njofton Insajderi.
Julia Koch po zhvillonte mësimin e saj virtual në shkollën fillore “Edgewood” më 22 shtator kur mori një telefonatë nga një gjyshe e cila kishte disa vështirësi teknike.
Kur Koch foli me Cynthia Phillips, e cila kishte probleme në karikimin e tabletës shkollore të mbesës së saj, mësuesja vuri re se diçka nuk ishte në zërin e gjyshes.
“Ishte e qartë se diçka nuk ishte në rregull. Fjalët e saj ishin kaq të ngatërruara dhe unë nuk mund ta kuptoja atë që ajo po përpiqej të thoshte,” tha Koch për CNN. “Ajo nuk dukej si vetvetja”.
E shqetësuar se Phillips mund të ishte në rrezik, Koch menjëherë thirri Charlie Lovelady, drejtorin e shkollës në “Muskegon Heights”, i cili më pas udhëzoi një anëtar te stafit të telefononte në 911 ndërsa ai fliste me Phillips në telefon.
“Vura re se e folura e saj kishte probleme, dhe e pyeta nëse ishte mirë, dhe ajo po pengohej nga fjalët e saj dhe po përkeqësohej nga minuti në minut”, tha Lovelady për CNN. “Unë i dija simptomat e një goditje në tru sepse kam humbur babanë tim nga një goditje në tru, kështu që i thashë asaj të mbahej dhe menjëherë e ndihmova”.
“Do të kisha vdekur po të mos ishte për mësuesen kaq e zgjuar dhe të shpejtë për të më ndihmuar”, tha Phillips për CNN nga shtrati i saj në spital.
Ndërsa është ende në spital, Phillips tha se ngadalë po shërohet. /Insajderi.com
Burimi: CNN