Në kuadër të gjiros së nëntë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, skuadra tetovare ka mposhtur me rezultat të thellë si mysafir, skuadrën maqedone nga Shkupi, Vardarin me rezultat 1:5, njofton Insajderi.
Ndeshja e zhvilluar në Shkup, në stadiumin “Tose Proeski”, i ka takuar plotësisht skuadrës tetovare, që kanë dominuar me lojë dhe rezultat.
Sa i përket takimit, të parët që shënuan ishin vendasit, me Popzlatanov në minutën e 12’, mirëpo që në pjesën e parë përmbysën çdo gjë mysafirët, duke shënuar dy herë, me Florent Ramadanin (15’) dhe Valon Ahmedin (40’). Me rezultat 1:2 për miqtë u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan edhe tre herë të tjera, Besart Ibraimi (61’), shënoi golin e tretë për mysafirët, pastaj për 4:1 u kujdes Ennur Totre (81’), ndërsa golin e dytë në takim, dhe të pestin për mysafirët e shënoi Valon Ahmedi nga penalltia në minutën e 86’ të takimit.
Pas kësaj fitoreje, Shkëndija ka 21 pikë dhe ndodhet e para në tabelë, ndërsa Vardari ka 11 pikë, ndodhet në pozitën e nëntë në tabelë.
Në gjiron e nëntë, skuadrat tjera shqiptare që luajnë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, kanë arritur këto rezultate, Shkupi ka fituar si mysafire e Academy Pandev me rezultat minimal 0:1, Renova ka barazuar pa gola si vendas ndaj Pelisterit, ndërsa Struga ka shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Belasicës.
Shkupi ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 19 pikë, Renova ndodhet në pozitën e 10 në tabelë me shtatë pikë, ndërsa Struga ka 14 pikë pas nëntë gjirosh.
Në ndeshjet e ardhshme, Shkupi pret Sileksin, Shëkndija pret Rabotniçkin, Renova luan në transfertë te Vardari, ndërsa Struga luan si mysafire e Pelisterit. /Insajderi.com