Llapi përforcohet me një portier nga Afrika e Jugut

Llapi përforcohet me një portier nga Afrika e Jugut

Llapi është padyshim ekipi më i përforcuar në këtë sezon në Superligë, por ata nuk janë duke u ndalur edhe pas përfundimit të afatit kalimtarë.

Klubi nga Podujeva ka njoftuar të hënën se ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me portierin Steven Hoffman, njofton Insajderi.

“Portieri 26 vjeçar e me eksperiencë, ka zgjedhur të përfaqësoj KF Llapi në këtë edicion. Steven Hoffman është bashkangjitur me klubin tash e një muaj dhe ka bindur drejtuesit e klubit të nënshkruajnë kontratë njëvjeçare me të. Hoffman është nga Afrika e Jugut, i gjatë 1.96 metra. Ka qenë pjesë e Reprezentacionit të Afrikës së Jugut për grupmoshën U23”, shkruan në njoftimin e Llapit.

Hoffman karrierë ka bërë edhe te skuadrat e njohura të vendit të tij të lindjes si Bidvest Ëits FC, Vasco Da Gama si dhe Cape Umoya United FC. Steven Hoffman ka zgjedhur numrin 36 në fanellë dhe është i gatshëm të paraqitet në ndeshjen kundër Besës që zhvillohet të martën (sot). Llapi nuk e ka shënuar asnjë fitore në pesë ndeshjet e para të Superligës, duke arritur një barazim dhe katër disfata./Insajderi.com.