ShBA po e heqin Sudanin nga lista e shteteve terroriste

ShBA po e heqin Sudanin nga lista e shteteve terroriste

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën Shtetet e Bashkuara do të heqin Sudanin nga lista shteteve terroriste – posa Khartoum të paguajë 335 milion dollarë viktimave amerikane të sulmeve militante dhe familjeve të tyre.

Marrëveshja mund të vërë në lëvizje hapa nga Sudani drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, i tha Reuters një zyrtar amerikan, pas lëvizjeve të ngjashme të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini. Detajet ishin ende duke u përpunuar, tha burimi.

Megjithëse Trump nuk përmendi Izraelin në cicërimën e tij duke njoftuar përparimin me Sudanin, afrimi midis Izraelit dhe një vendi tjetër arab do t’i jepte Trump një arritje të re diplomatike ndërsa ai kërkon rizgjedhjen më 3 nëntor.

Përcaktimi i Sudanit si një shtet terrorist, daton nga sundimtari i tij i rrëzuar Omar al-Bashir dhe e bën të vështirë për qeverinë e tij kalimtare të ketë qasje lehtësuese të borxheve dhe financimeve të huaja.

“Lajm i madh, qeveria e re e Sudanit, e cila po bën përparim të madh, ra dakord të paguante 335 MILION dollarë për viktimat e terrorit dhe familjet e SHBA, “shkroi Trump në Twitter. “Sapo të depozitohen, unë do ta heq Sudanin nga lista e shteteve terrotiste”, tha Trump.

Një burim i qeverisë sudaneze tha se Khartoum ishte gati të paguante dëmshpërblim për viktimat e bombardimeve të Ambasadës Amerikane.

“Faleminderit shumë, Presidenti Trump!” Kryeministri Sudanez Abdalla Hamdok shkroi në Twitter. “Ne mezi presim njoftimin tuaj zyrtar në Kongres duke shfuqizuar përcaktimin e Sudanit si një shtet-sponsor i terrorizmit.”./Insajderi.com.