Fillon sezoni i ri në Ligën e Kampionëve – PSG e pret Manchester United

Fillon sezoni i ri në Ligën e Kampionëve – PSG e pret Manchester United

Sot, do të fillojë sezoni i ri i Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve, njofton Insajderi.

Në dy orare të ndryshme, tetë ndeshje gjithsej do të luhen sot në këtë fazë.

Ndeshja kryesore e kësaj është ajo në mes të Paris Saint-Germain dhe Manchester United, të dy këto ekipe të shortuara në “Grupin e Vdekjes”.

Dynamo Kyiv vs Juventus dhe Zenit vs Brugge, janë dy ndeshjet që fillojnë nga ora 18:55, ndërsa në orarin e orës 21:00, do të luhen këto ndeshje:

  • Barcelona vs Fernecvaros,
  • Chelsea vs Sevilla,
  • Lazio vs Dortmund,
  • RB Leipzig vs Basaksehir dhe
  • Rennes vs Krasnodar.

Edhe ky sezon vazhdon pa tifozë të pranishëm nëpër stadiume./Insajderi.com.