Arbëria mposht Drenicën në Skënderaj

Arbëria mposht Drenicën në Skënderaj

Në kuadër të gjiros së shtatë, në Superligën e Kosovës në futboll, Arbëria ka mposhtur Drenicën në stadiumin  “Bajram Aliu”, me rezultat minimal 0:1, njofton Insajderi.

Ndeshja e zhvilluar në Skënderaj, i ka takuar skuadrës nga Dobraja e Madhe, me autogolin e shënuar nga mbrojtësi Genc Hamiti, në minutën e  gjashtë të takimit.

Gjatë pjesës së parë, dhe gjatë tërë pjesës së dytë, skuadra nga Skënderaj, u mundua ta barazonte rezultatin, por pa arritur të gjenin rrjetën e portës kundërshtare.

Pas kësaj fitoreje, skuadra nga Lipjani ka shkuar në kuotën e 11 pikëve dhe ndodhet në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Drenica ka tubuar tetë pikë dhe ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë. /Insajderi.com