Erdogan: Marcon po i “lanë hesapet” me myslimanët

Erdogan: Marcon po i “lanë hesapet” me myslimanët

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, kritikoi masat e presidentit të Francës, Emanuel Makron, për të luftuar ekstremizmin islamik, duke pretenduar se ato, në të vërtetë, kanë qëllim “për të larë hesape” me myslimanët që jetojnë në shtetin e Francës.

“Ata që janë të shqetësuar nga rritja e Islamit, e sulmojnë fenë tonë duke nxjerrë kriza të shkaktuara nga vetë ata. Macron po e bënë këtë për të larë hesapet me myslimanët”, tha Erdogan në një video-mesazh për një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, transmeton Insajderi.

Një retorikë që është “anti-islame” dhe “anti-myslimane”, është “aparati më fitimprurës i përdorur nga politikanët perëndimorë, për t’i fshehur dështimet e tyre”, tha Erodgan.

“Islami francez, Islami evropian ose Islami austriak janë shembuj të kësaj”, shtoi ai.

Këtë muaj, Makron ka shpalosur masat për shtypjen e radikalëve islamikë dhe për ndërtimin e një forme të Islamit në përputhje me, siç ka thënë, “vlerat e Republikës” – duke thënë se qeveria e tij është duke punuar me përfaqësuesit kryesorë të myslimanëve në vend, për të ndërtuar një “Islam të iluminizmit”, që mund të jetë “në paqe me Republikën”.

Javën e kaluar në Francë, një islamist i dyshuar i ka prerë kokën një mësuesi të historisë, i cili, në një orë mësimi, ka treguar karikaturat e Profetit Muhamed./Insajderi.com.