Papa tani përkrahë bashkimet civile të të njëjtit seks

Papa Francis ka thënë se ai mendon se çiftet e të njëjtit seks duhet të lejohen të kenë "bashkime civile".

Papa tani përkrahë bashkimet civile të të njëjtit seks

Papa Francis bëri komentet, për të cilat vëzhguesit thonë se janë vërejtjet e tij më të qarta për marrëdhëniet homoseksuale, në një dokumentar të drejtuar nga Evgeny Afineevsky, shrkuan CNN, transmeton Insajderi.

“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë në një familje”, tha ai në film, i cili u shfaq premierë të mërkurën.

“Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të dëbohet ose të mjerohet për shkak të saj”.

“Ajo që duhet të krijojmë është një ligj i bashkimit civil. Në atë mënyrë ato janë të mbuluar ligjërisht”.

Papa shtoi se ai “gjithnjë ka mbrojtur këtë” duke iu referuar me sa duket kohës së tij si Kryepeshkop i Buenos Aires kur, edhe pse kundërshtonte martesat e të njëjtit seks në ligj, ai mbështeti disa mbrojtje ligjore për çiftet e të njëjtit seks. /Insajderi.com